Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila, në një prononcim për “Supersport”, ka thënë se do të jetë gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar kombëtaren, qoftë si futbollist, qoftë si tifoz. Ai nuk ka pranuar të komentojë mbi largimin e Xhakës, por duke folur për veten e tij ka lëshuar një mesazh të qartë për mesfushorin e Bazelit.
Për çështjen “Xhaka”
“Nuk më takon të flas për çështjen e Xhakës sepse nuk jam shumë i informuar për situatën. Di të them për veten time që edhe për një sekondë të vetme nëse më jep mundësinë trajneri, unë do jap maksimumin tim, siç jam munduar ta bej gjithmonë. Edhe nëse një ditë nuk do grumbullohem më, dashuria ime për fanellën është e sinqertë do jem pranë kombëtares si tifoz.”
a.ç