Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit, policia e Shtetit njofton se janë dorëzuar në të gjithë vendin 70 armë zjarri, 16.297 fishekë, 55 krehëra, 161 granata, 131 ndezësa, 1 arkë me municione, 29 kapsolla detonatore si dhe rreth 7 kallëpe tritol.
Konkretisht në qarqet:
Qarku Kukës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në Qarkun e Kukësit, janë dorëzuar 14 armë, 2443 fishekë, 1 krehër, 45 granata mbrojtëse, 42 ndezësa granatash si dhe 29 kapsolla detonatore.
Qarku Dibër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe i municioneve luftarake. Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 10 armë zjarri, 1700 fishekë, 12 krehëra, 9 granata, 7 ndezësa.
Qarku Elbasan:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 10 armë zjarri, 4567 copë fishekë dhe dy granata konkretisht.
Qarku Durrës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Durrësit janë dorëzuar 6 armë zjarri, 5 granata dore, 1 arkë me municion luftarak, 4 karikatorë dhe 160 fishekë.
Qarku Shkodër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 7 armë zjarri, 5 krehëra, 1220 fishekë, 13 granata dore .
Qarku Lezhë :
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve . Dorëzohen 2 predha, 6 armë zjarri , 5 kallëp tritoli, 1000 fishekë dhe 2 krehëra.
Qarku Gjirokastër:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 260 fishekë.
Qarku Korçë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Pogradec :2 armë zjarri, 1567 fishekë, 2 krehëra automatiku dhe 2 krehëra pushke.
Qarku Fier:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjate ditëve të fundit në Qarkun Fier janë dorëzuar 6 armë zjarri, 500 fishekë, 1 granatë dhe 16 krehëra.
Tirana:
Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë 5 armë, 6 krehëra, 1070 fishekë, 1 granat.
Qarku Vlorë:
Vijon dorëzimi vullnetarisht i armëve. Gjatë ditëve të fundit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, janë dorëzuar :1 armë zjarri, 85 granata, 82 ndezësa, 860 fishekë, 2.4 kg lëndë plasëse “tritol”, 5 krehëra
Berat:
Dorëzohen gjatë ditëve të fundit 1 arme, 1000 fishekë. “Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata që dorëzuan vullnetarisht armët dhe municionet luftarake.
Policia e Shtetit dhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit.’, -thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç