Gurët në veshka ngujohen në traktin urinar të cilët shkaktojnë dhimbje serioze.
Nganjëherë njerëzit i injorojnë simptomat që tregojnë se gurët janë formuar në veshka.
Disa prej shenjave më të zakonshme që tregojnë se mund të keni gurë në veshka përfshin dhimbje gjatë urinimit, ndryshim i ngjyrës së urinës, urinim i shpeshtë, dhimbje në fund të barkut, urinim në sasi më të vogla por më shpesh etj.
Për fat të mirë, ka simptoma të cilat mjaftueshëm ju konfirmojnë se keni gurë në veshka, transmeton Gazeta Express.
Këto janë ato simptoma:
- Dhimbje abdominale ose në shpinë
- Ndryshim i ngjyrës së urinës
- Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje
- Simptoma të ngjashme me gripin
- Gjak gjatë urinimit
- Infeksione në traktin urinar
Dhimbje që të gjithë i identifikojnë por që shpesh i ngatërrojnë. (b.an)