Gjatë takimit më grupin parlamentar dhe kryesinë e PD, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe se protesta do të vijojë. Basha mësohet se ka porositur deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD, të përgatitën për zgjedhje, që sipas tij do të mbahen pas qeverisë teknike.
“Qëndresa e PD do të vijojë deri në qeverinë teknike. Kauza për votën e lirë dhe qeveri teknike do të konkretizohet, deputetët dhe anëtarët e partisë të jenë në bazë. Të jemi gati pas qeverisë teknike”, mësohet të ketë thënë Basha
a.ç