Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd është kundër privatësisë që aplikacioni Whats App siguron për klientët, sepse kjo përdoret nga terroristët për të kryer akte terroriste. Ajo u shpreh se nuk ka pse duhet të ekzistojë ndonjë vend ku terroristët të mund të fshihen, ndërsa ka kërkuar gjithashtu që
Deklarata vjen pasi u mësua se terroristi Khalid Masood, autor i sulmit të së mërkurës ndaj Parlamentit britanik, ka komunikuar përmes aplikacionit “WhatsApp” dy minuta përpara sulmit në “Westminster” që shkaktoi 4 viktima. Policia ende nuk mundet të dëshifrojnë mesazhet e tij, për shkak të opsionit për kodimin e tyre nga dërguesi te marrësi. Por udhëheqësi laburist, Jeremy Corbyn thotë se tashmë ekziston një balancë mes “të drejtës për të ditur” dhe “të drejtës për privatësi”. Amber Rudd nuk e pranon këtë dhe thotë se do t’u kërkojë firmave teknologjike të punojnë bashkë me shërbimet sekrete kur të takohet me ta gjatë kësaj jave.
a.ç