Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti fjalimin e radhës sot nga çadra e protestës në bulebard. Aty ishin të rpanishëm edhe simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi dhe Ragmi Mustafa, ish-kyetar i Komunës së Preshevës. Basha deklaroi se lëvizjua për zgjedhje të lria e të ndershme është edhe për të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen.
“Lëvizja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme është edhe për të drejtat e gjithë shqiptarëve kuqo që ndodhen. Kjo është një lëvizje kombëtare, se nga fati i kësaj beteje, nga fitorja e kësaj beteje varen fatet e betejat e shqiptarëve kudo ata jetojnë. Në Kosovë, Në Maqedoni, në Preshevë e kudo ka shqiptarë. Sytë e tyre janë të fokusuaur në këtë lëvizje kombëtare. Një shqipëri e dobët, ku një klikë pushtetarësh të korruptuar mbajnë sot të ardhmen e vendit, përmes dhunimit, blerjes së votës është garancia më e mirë për armiqtë e kombit shqiptar, që të vazhdojnë tu mohojnë të drejtat e tyre. Ky është realiteti kudo. Në Preshevë para 3 vitesh, kryeministri aktual premtoi mbështetje për arsimin, njohje për diplomatm, ndihmë për zhvillimin social e ekonomik, asnjë nga këto premtime nuk janë bërë realitet. Për arsye se një Shqipëri e bërë zap nga kirimi nuk mund të kujdeset as për qytetarët e vet e jo më të përmbushë detyrimet kushtetuese për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Nuk është lëvizje për zhbërjen e kufijve. E kemi diskutuar këtë edhe me aleatin tonë të ri Kreshnik Spahiun” tha Basha.