Pas Vlorës është gjetur një tjetër trup i pajetë në sipërfaqen e ujit në det. Trupi i pajetë ende i paidentifikuar u gjet në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selites, plazhi i “Gjeneralit”. Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë.
Kufoma e seksit mashkull është transportuar në morg, ndërsa po punohet për identifikimin dhe shkaqet e vdekjes. Dje u gjet në Vlorë një tjetër trup i pajetës, që sipas të dhënave të para i përkiste njërit prej skafistëve të gomones me 1 ton kanabis që u mbyt para disa ditësh në Sazan. ma.me