Janë arrestuar nga policia e Elbasanit tre personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë, ku u tentua të vritej një 28-vjeçar.
Mësohet se në pranga janë vënë Radian Bylykbashi, 29 vjeç banues në Elbasan, Elvis Kaci, 24 vjeç, Florian Moriseni, 35 vjeç të dy banues në Durrës.
Nga se bëhet e ditur ka qenë Bylykbashi, i cili ka tentuar të vrasë me pistoletë D.I, 28 vjeç duke e qëlluar në oborrin e banesës së tij, – transmeton Express.
Kurse dy personat e tjerë janë vënë në pranga nga blutë e Elbasanit, pasi kanë ndihmuar autorin në momentin që ka tentuar vrasjen.
Në momentit e arrestimit, ata kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrin dhe mësohet se nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë.
Nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë nuk pati të lënduar, ndërsa grupi hetimor gjeti dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.65 mm.