Hasan Prishtina do të revoltohej keq ndaj ministrit të Brendshëm të Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlorës, i cili në qershorin e vitit 1909 në Parlamentin Osman do ta arsyetonte dhunën ndaj shqiptarëve dhe shtypjen e kryengritjes.
Do të reagonte edhe në parlament po nuk u ndal me kaq. Në gazetën “Tanin” të Stambollit do të botonte një artikull, me të cilin, siç shkruante, donte t’i bënte me dije “disa të vërteta që kanë të bëjnë me shqiptarët” duke trajtuar procesin e papërfunduar të reformave në Shqipëri dhe se ato nuk bëhen me “dyfekë e topa, porse vetëm me dije të përgjithshme, drejtësi dhe kulturë.”
Hasan Prishtina reagoi ashpër për mosnjohjen e kontributit të shqiptarëve në Parandorinë Osmane. Por mbi të gjitha ua bënte me dije që shqiptarët në Vilajetin e Kosovës mund të formojnë një ushtri. Ai iu përgjigj pinjollit të Vlorajve në lidhje “me shqiptarët malësorë të pacivilizuar”, citohet Koha. (b.an)