Kryeministri Rama drekoi sot me një grup peshkatarësh në Durrës ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Dako.
Në takim peshkatarët kishin edhe kërkesa për kreun e qeverisë.
Një prej tyre lidhej me varkën e mbetur në Egjipt, pasi u morën peng marinarët.
“Varka në atë derexhe ku është katandisur nuk bën as 30 mijë euro. Atje nga porti ushtarak kërkojnë 50 mijë euro. Të lutem duam një ndihmë…”, tha njëri prej peshkatarëve.
Në videon e shpërndarë në “Facebook”, Rama dëgjohet tu ketë thënë peshkatarëve: “Ndoshta duhet bërë një ndërhyrje më lart. Do interesohem, do interesohem unë. Unë nuk e dija, e dija që ishte mbyllur kjo histori”.
Rama i kërkon Vangjush Dakos t’i telefonojë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Por një peshkatar i pranishëm në tavolinë i thotë për ministrin Bushatin: “Është çun i urtë ai, nuk të zgjidh gjë”, ndërsa kryeministri i përgjigjet: “Nuk është edhe aq i urtë sa duket, po hajt mo…”.
Teksa Bushati e hap telefonin, Dako i’a kalon Ramës.
“O Ditmir fol pak të lutem me këtë zotërinë këtu për punën e asaj varkës që…
Të lutem fol pak këtu”, i thotë kryeministri dhe i kalon telefonin peshkatarit.