Spekulimet për të ardhmen e francezit Karim Benzema nuk kanë të ndalur, por dëshira e tij është që karrierën ta përfundojë te Real Madridi, shkruan zeri.info. “Ëndrra ime është që karrierën ta përfundoj te Reali.
Nuk ka skuadra tjera që më tërheqin për të ardhmen. Unë jam në shërbim të skuadrës dhe jo të Ronaldos apo Bales, luaj për grupin”, ka thënë Benzema, duke shtuar se kjo deklaratë nuk do të thotë se ka mendim negativ për bashkëlojtarët e tij.
Ndërsa, për trajnerin Zinedine Zidane, është shprehur: “”Zidane po e rrit vetëbesimin tonë, ai e di si duhet të bisedojë me lojtarët dhe është shumë i qetë. Kurrë nuk është në panik dhe kjo na qetëson edhe ne”, ka shtuar sulmuesi 29 vjeçar.
Pas një kohe të gjatë, ai është kthyer në kombëtaren franceze. “Gjithmonë është nder të luash për Francën. Për një futbollist është vështirë nëse nuk ftohet në kombëtare, aq më tepër për një lojtar të Realit”, ka theksuar Benzema, përgatiti “Zëri”. (b.an)