Nëse keni menduar se kapëset janë të krijuara vetëm për të mbajtur së bashku letrat atëherë mendoni përsëri pasi, mozaiku më i madh në botë në librin e Guinnes është i krijuar me rreth 1.5 milionë kapëse teli, shkruan CNN.
Mozaiku është një portret i Nënës Terezës dhe po qëndron në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Artisti shqiptar Saimir Strati ka thënë së është inspiruar nga kriza e refugjatëve dhe ka krijuar portretin e Nënë Terezës duke buzëqeshur.
“Unë dëshiroja që të krijoja diçka me tel kur i kam parë lajmet në lidhje me fluksin e refugjatëve. Unë kam parë shumë kopsa që janë përdorur për të kapur letrat në samitin G-20. Por ato letra kanë akoma shumë punë për të sjellë paqe dhe një jetë më të mirë në botë”, janë fjalët e Saimir Stratit të cituara nga CNN.
Kurse shkrimi vazhdon duke treguar se artisti punën e kishte filluar në nëntor, pak kohë pas shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe sqaron se ky nuk është rekordi i parë i artistit, pasi që ai ka edhe mozaikë të tjerë më të cilët ka thyer rekorde.
a.ç