Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka goditur për shkak të detyrës mjekun e rojes në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik Elbasan. Në pranga ka rënë Andrea Vogli, 32 vjeç banues në Cërrik, pasi në ambientet e Urgjencës në Spitalin Kirurgjik Elbasan, për shkak të detyrës dyshohet të ketë goditur mjekun e rojës së kësaj urgjence, shtetasin A.H, 39 vjeç banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
ma.me