Ish-trajneri i Leicesterit, Claudio Ranieri do të marrë një çmim të veçantë nga Federata e Futbollit të Italisë, pas suksesit që pati në Premier Ligë vitin e kaluar, raporton BBC.
65 vjeçari kishte bërë mrekullinë vitin e kaluar, duke e shpallur kampion të Premier Ligës, Leicesterin, dhe përkundër kësaj ai ishte shkarkuar në muajin shkurt, transmeton Koha.net.Në javën e ardhshme ai do ta merr çmimin “Panchina d’Oro (bankina e artë)”.
Ranieri ishte shpallur Trajneri i Vitit nga FIFA, si dhe Personaliteti i Vitit në Sport nga BBC.
“Gjatë ceremonisë çmimi i veçantë ‘bankina e artë’ do t’i jepet Claudio Ranieri, protagonisti i udhëtimit të jashtëzakonshëm të Leicesterit, me të cili fitoi Premier Ligën”, ka thënë Federata italiane e futbollit, përgatiti Koha. (b.an)