Kuvendi ka votoi sot për shkarkimin e 4 ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj.
Edhe votat e Lëvizjes Socilaiste për Integrim shkuan për aprovimin e ministrave të rinj. Gjithsesi ra në sy mungesa e kreut të kësaj force gjatë votimit të 4 ministrave të rinj.
Po ashtu, në votim nuk ishin të pranishëm edhe deputetët e PDIU të cilët ende nuk kanë dhënë sqarime.
Votimi
Shkarkimi i Tahirit: 75 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Emërimi i Fatmir Xhafajt, Ministër i Brendshëm: 76 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Shkarkimi i Beqajt: 78 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Emërimi i Ogerta Manastirliu, ministër i Shendetësisë: 79 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Shkarkimi i Çuçit: 78 pro ,asnjë kundër, asnjë abstenim
Emërimi i Shalsit, ministër i Çështjeve Vendore: 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Shkarkimi i Klosit: 70 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenime
Emërimi i Xhaçkës, ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: 79 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
/a.m.