“Erdhi prifti se vjen çdo muaj, erdhi në një dhome të vogël bashkë me trajnerin. Ky është prift i madh fare thanë ata se ata që vinin zakonisht ishin më të vegjël. Muaj për muaj me datë 1 bëjnë bekimin. Hedhin ujë, unë ruhem që të mos më kapë ndonjë pikë. Ai zgjaste dorën të gjithëve dhe i puthnin dorën. Doli më pa mua, i tha trajneri ky është shqiptar. A tha, shqiptar, këta janë besimtarë të mirë, më zgjati dorën afër turinjve, ja kapa dorën dhe i thashë si ke qenë a je mirë, ata të tjerët vunë duart kokës, obobo na fëlliqe. Thanë është njeri i mirë, kur pas dy javësh e kishin kapur pa brekë”, është shprehur Lila ndërsa të pranishmit në dhomë kanë shpërthyer në të qeshura.
Është ky vetëm një fragment i historive që tregon Lila ku protagonistë janë priftërinjtë.
Videoja është xhiruar në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Italinë, ndërsa gjatë gjithë kohës në dhomë me ta është edhe një fëmijë i vogël i quajtur Muhamed.
Videoja e plotë 17 minutëshe e postuar nga imami Ahmed Kalaja