Kuvendi miratoi të enjten me votat e maxhorancës dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e 4 ministrave të rinj.
Me 76 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim, Fatmir Xhafaj u emërua në postin e ministrit të Brendshëm; me 79 vota Ogerta Manastirliu u emërua ministre e Shëndetësisë; me 79 vota Olta Xhaçka u emërua ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërsa Eduard Shalsi u emërua me 76 vota ministër i Çështjeve Vendore.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 75 vota dekretin e shkarkimit të Sajmir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; me 76 vota u miratua shkarkimi i Blendi Klosit nga ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; dekreti i shkarkimit të Bledi Çuçit nga ministër i Çeshtjeve Vendore u miratua me 78 vota, dhe shkarkimi i Ilir Beqajt nga minister i Shendetesise, u miratua me vota 70 vota pro, asnje kunder dhe 2 abstenime.
Seanca e sotme plenare u zhvillua sërish pa pranine e deputetëve te opozitës, të cilët, prej më shumë se një muaji vijojnë të bojkotojnë Kuvendin per shkak të protestës, që po zhvillojne para selise se kryeministrise, me kerkesen per krijimin e nje qeverie teknike. /b.d
bravo kryeminister per punen qe po ben urime
Suxese te rinjve dhe mirnjohje atyre qe punuan me perkushtim per te cuar para reformat ne vend
Suksese Ministrave
Suxese te rinjve dhe mirnjohje atyre qe moren persiper reformat dhe me perkusjtim i cuan para ,suxes ne detyrat e reja .
te gjithe se bashku per fitoren e zgjedhjeve fitore