Një anije është ngritur nga shtrati i detit, tre vjet pasi është mbytur në ujërat e Koresë së Jugut.
Një anije është ngritur nga shtrati i detit, tre vjet pasi është mbytur në ujërat e Koresë së Jugut.
Anija Sewol është mbytur në jugperëndim të ishullit Jindo, më 16 prill të vitit 2014, duke shkaktuar vdekjen e 304 njerëzve – shumica prej tyre nxënës që kanë qenë në një udhëtim shkollor. Qeveria i është nënshrtuar presionit të familjarëve për të ngritur anijen prej 6,825 tonësh, pasi nëntë njerëz që kanë qenë në bord, figurojnë ende të zhdukur. Ka qenë kjo një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse në Korenë e Jugut. Kapiteni i anijes është shpallur fajtor për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Dhjetëra anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë marrë dënime më të vogla./REL
ma.me
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.