Nën moton “Ti mund të ndryshosh komunitetin ku jeton” Bashkia e Tiranës i bën thirrje çdo të riu që të bëhet pjesë e rrjetit të vullnetarëve.
Përmes aplikimit online në faqen e Bashkisë së Tiranës, çdo i ri mund të bëhet pjesë e këtij grupi duke dhënë ndihmën e tij për komunitetin në art dhe kulturë; sport; turizëm; shërbime dhe kujdes social; edukim; mjedis dhe zhvillim urban si dhe në punë publike.
Bashkia bën të ditur se vullnetarizmi lind si dëshirë spontane e të rinjve ose qytetarëve për të mbrojtur një kauzë të caktuar. “Në shërbim të komunitetit vullnetari investon kohë, profesionalizëm, pasion dhe edukim. Sa më i madh të jetë numri i vullnetarëve aq më shumë solidare bëhet shoqëria jonë” – njofton Bashkia Tiranë.
Vullnetarizëm mund të kryejë çdo person, vendas ose i huaj, i moshës 18-30 vjeç që gëzon zotësi të plotë për të vepruar, sipas legjislacionit në fuqi dhe me vullnet të lirë çdo i mitur i moshës 15 deri 18 vjeç, vetëm me pëlqimin me shkrim të prindit ose përfaqësuesit të tij ligjor
Të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi për të vënë në provë talentin dhe aftësitë e e fituara gjatë vullnetarizmit mund t’i shfrytëzojnë në jetë, gjatë studimeve dhe karrierës si dhe në të njëjtën kohë duke u kthyer në një shembull të mirë për të gjithë të rinjtë./b.d