Lojtarët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, janë përfshirë në një video skandaloze, ku tregojnë se si tallen me besimin fetar të krishterë në skuadrat që luajnë jashtë vendit.
Videoja është publikuar nga imami Ahmed Kalaja në Facebook-un e tij. Në këtë video të regjistruar me celular, Andi Lila tregon se si tallet me priftërinjtë në Greqi, teksa këta të fundit, sipas tij, shkojnë muaj për muaj për t’i bekuar para ndeshjeve të kampionatit. raporton “Panorama”.
Në videon 17-minutëshe, në disa raste ndërhyn dhe Armando Sadiku, ndërkohë që imami Ahmet Kalaja nxit lojtarët e Kombëtares të tregojnë historitë qesharake.
Videoja është regjistruar në dhomën e Andi Lilës në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Italinë. /b.d