Kuvendi do të votojë të enjten dekretet e Presidentit për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama..
Deputetët e maxhorancës pritet të miratojnë sot emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në ate te ministrit të Cështjeve Vendore dhe të Olta Xhackës në postin e ministrit të Mireqenies Sociale dhe Rinisë.
Krahas tyre, seanca do të votoje dhe dekretet e shkarkimit të katër ministrave që lëne detyren: Sajmir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga ai i Shëndetësisë; Bledi Cuci nga posti i ministrit te Cështjeve Vendore dhe Blendi Klosi nga minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Seanca e sotme do te zhvillohet serish pa opoziten, e cila prej me shume se nje muaji vijon të bojkotojë parlamentin duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike. /b.d