Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Hasan Milushi 50 vjeç, banues në Tiranë;
• Fatmir Stankova 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e “Kavajës”, Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi I dokumentave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Falsifikimi I dokumentave”dhe” Falsifikimi I letërnjoftimeve, pasaportave ose I vizave” parashikuar në nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal./a.m.