Shqipëria mbetet një nga vendet me çmimet më të shtrenjta të naftës në Europë, ndonëse niveli i pagave është i ulët. Portali rus “Autotraveler” ka publikuar listën e çmimeve të karburantit për t’iu ardhur në ndihmë turistëve që synojnë të lëvizin me makina nëpër Europë.
Në listimin e tabeles së përditësuar në maj të këtij viti, Shqipëria renditet në vend 14 sa i përket çmimit të lart ndërsa lista kryesohet nga vendet me standarde të larta jetese. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë mban çmimin më të lartë të naftës, 1.25 euro për litër.
Ndërkohë në Malin e Zi nafta kushton 1.16 euro ndërsa në Maqedoni vetëm 0.88 euro. Shqipëria mbetet e shtrenjtë sa i përket karburantit ndërsa tregu prej kohësh akuzohet si i pabindur ndaj bursave.
Renditja i përket tre kategorive Super 95, Premium 98 dhe Naftë. Ndërsa vendi ynë nuk ka Premiu 98, në dy kategoritë e tjera gjithësesi mban rekord nga 1.27 euro në 1.25.
Portali rus shkruan se çmimi mesatar në Europë është 1.4 euro për litër ndërsa në Rusi nafta kushton vetëm 61 cent. /javanews/b.d