“Evropianët nëpër botë nuk do të mund të ecin të sigurt nëpër rrugë, nëse Evropa vazhdon të mbajë qëndrimin e tanishëm ndaj Turqisë”. Kjo është deklarata e fortë e Erdogan, e cila i tension akoma më shumë marrëdhëniet mes Evropës dhe Turqisë.
Turqia është në një mosmarrëveshje me Gjermaninë dhe Holandën për shkak se këto të fundit ua ndaluan ministrave turq tubimet e fushatës së referendumit kushtetues të prillit për forcimin e pushtetit të Erdoganit.
Por, ky qëndrim i vendeve evropiane s’po i pëlqen Erdoganit, i cili përsëri sot kërcënoi.
“Nëse Evropa vazhdon kështu, asnjë evropian në çdo pjesë të botës nuk do të mund të ecë i sigurt nëpër rrugë. Ne si turq i bëjmë thirrje Evropës që t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë,”, deklaroi Erdogan
Erdogan ritheksoi edhe njëherë se në Evropë po shtohen thirrjet ekstreme raciste dhe naziste.
a.ç