Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar sot kërkesën e opozitës për qeveri teknike, pasi PD argumenton se zgjedhjet janë në rezik nga paratë e drogës.
Duke folur në një takim, me strukturat e PS në Kombinat, i shoqëruar edhe nga kreu i PS në Tiranë Saimir Tahiri, Majko u ndal në protestën e opozitës dhe kërkesat e bëra nga ana e selisë blu duke ironizuar pakicën politike.
Sipas Majkos, është e gabuar tipologjia që demokratët po mundohen të përhapin në publik duke thënë se zgjedhje të lira mund të ketë vetëm me qeveri teknike.
“S’kemi ndërmend ta mbyllim veten në cadër dhe në zyrë, do takojmë ata që na e kanë dhënë pushtetin dhe vetëm ata mund të na e heqin pushtetin me votë në 18 qershor. Nëse duan qeveri teknike është tek komisioni i votave, atje është qeveria teknike e zgjedhjeve. Nëse dikush mendon se socialistët nuk do blekan vota nese vjen qeveria teknike, meqënëse lekët i kemi ne, pse s’do i harxhonim? Apo do na kursejë ai që do vijë në krye të qeverisë teknike? E ka gabim”, tha Majko.