Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e maxhorancës, pa praninë e opzitës, kodin e procedurës penale, si pjesë e 27 ligjeve të paketës së re të drejtësisë. Në kod u bënë disa ndryshime termash të kërkuara nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama.
Komisioni i Ligjeve nën drejtimin për herë të fundit të Fatmir Xhafajt miratoi me votat e maxhorancës Kodin e Procedurës Penale. Kodi u miratua me diskutime të lehta ku deputeti i LSI, Luan Rama kërkoi disa ndryshime në përkufizime termash, shkruan Ora News.
Luan Rama: Edhe ju dje në mbledhja thatë të shikohet mundësia e riformulimit të emërtesës “dëshmitarë anonim” për shkak të një konotacioni negative që ka termi “dëshmitar anonim” u tha të shikohet mundësia për ta formuluar këtë term, “dëshmitar me identitet të mbrojtur ose të fshehur”. Dhe e dyta në lidhje me termin viktimë.
Vasilika Hysi: Në praktikën gjyqësore nuk mund t’i thuhet të pandehurit: çohu i pandehur! I pandehuri është zoti X, Y. Nuk i thuhet viktimë, por zoti, zonja.
Sa për dëshmitarin anonim, termi u shndërrua në “dëshmitar në identitet të fshehur”, ndërsa për termin “viktimë”, nuk pati ndryshime. Kodi i procedurës penale, është një nga 27 ligjet e paketës së reformës së re të drejtësisë.
Luan Rama: Përveç falenderimit të punës shumë të mirë të bërë nga ekspertët e huaj dhe vendas, dua të bëj një falenderim të veçantë për ju si kryetar i komisionit që keni drejtuar këtë proces me kaq vështirësi dhe me kaq komplikacione duke e kurrorëzuar me sukses.
Fatmir Xhafa: Me le pa gojë më le, thashë kushedi ça do thotë dhe hajde si ta zgjidh…