Presidenti serb në largim, Tomislav Nikoliç ka vendosur të dalë në pension dhe për këtë do të dorëzojë, më 31 maj, edhe kërkesën e rastit, por kjo nuk do të thotë se ai do të largohet domosdoshmërisht edhe nga politika, njoftoi sot gazeta serbe ”Kurir”.
”Nikoliç shtoi se nuk ka marrë ndonjë vendim apo nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për ndonjë rol të mundshëm pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, por dalja e tij në pension ësshtë e qartë”, shtoi gazeta.
“Plotësoj të gjitha kërkesat për pension. Do të dorëzoj kërkesën time më 31 maj, kur sapo mbaron mandati presidencial. Jam 65 vjeç dhe kam punuar për 45 vite, përveç kohës kur isha në shërbimin e detyruar ushtarak”, tha Nikoliç për ”Kurir”-in.
“Por, kjo nuk do të thotë që do të dal edhe në pension politik”, shtoi ai pa dhënë hollësi./b.d