Një dhuratë para zgjedhjeve u vjen banorëve të Tiranës, pronarë të shtëpive prej qerpiçi, që për shkak të statusit zonë muze nuk mund të bënin asnjë ndërhyrje në pronat e tyre.
Ka qenë një njoftim që bashkia i ka bërë banorëve të njësisë nr 8 për bashkëbisedim me kreyebashkiakun Veliaj.
“Është e vërtetë që këta banorë kanë vuajtur me vite: me shtëpi të rrënuara, që çka bie moti jashtë e sjell brenda ashtu dhe jetesa në kushte jo normale në shtëpi tepër të vjetëruara. Por tashmë, është marrë një hap i rëndësishëm për heqjen e statusit të “Zonës Muze”, kur muzeu i vetëm i mbetur këtu është ai i varfërisë.
Pata nderin të shpjegoj para Familjeve autoktone Tironse, si ata sot mund të Ndërtojnë dhe të Zhvillojnë Pronën e tyre. Edhe pse Z. Veliaj nuk arriti të vinte për shkak të një impenjimi të rëndësishëm, nën/kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Arbi Mazniku ishte prezent për t’u shpjeguar zgjidhje konkrete pyetjeve të tyre”, ka thënë Bushati dje gjatë një takimi me banoret e zones.
Me nismën e deputetit të PS, Ervin Bushati më në fund hiqet statusi “zonë muze” për pronën tuaj. Jeni të ftuar të gjithë ju që doni të zhvilloni pronën tuaj të hënën në 16.30 në një bashkëbisedim të hapur me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj në zemër të njësisë nr 8, ish lagjen “Formimi i partisë”. Shtëpitë e rrënuara të qerpiçit po bëhen të rrezikshme e thuajse të pabanuara pasi ky status ka mbajtur peng banorët për të zhvilluar pronën e tyre./Tema/
Ik mer pall njeri fallco vetem llap si gore ben i kend lojrash 200 leksh dhe mashtro njerzit ik mer njeri fallco