Stina e pranverës, përveç gjithë bukurive që sjell, është njëkohësisht edhe një stinë që na mashtron. Pasi shpesh herë gënjehemi nga dielli i bukur i mëngjesit dhe vishemi më lehtë nga se duhet duke shtuar rrezkun për ftohje. Por, pranvera përveç luleve sjell edhe viroza nga më të ndryshmet që na bëjnë më të predispozuar që të hymë në regjim shtrahti.
Për të shmangur kapjen e një të ftohti apo gripi, duhet filluar me :
- Lani duart shpesh me sapun dhe ujë .
- Ndoshta nuk keni dëgjuar, por ky është një ilaç i njohur në mjekësinë kineze. Mjekësia perëndimore i quan këto herbe, ato rrisin mbrojtjen e trupit dhe ndihmojnë në punën e sistemit imunitar gjatë stresit. Si gjithmonë, herbet duhet të përdoren sipas nevojave individuale , të konsultohet në fillim me një mjek të liçencuar për një përdorim të përshtatshëm.
- Përbërësit shtesë mund të ndihmojnë për të rritur sistemin tuaj imunitar, edhe pse ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të siguruar që këto doza janë të përshtatshme për ju.Mund të merren deri në 50 miligramë zink çdo ditë,ato ndihmojnë në uljen e simptomave të të ftohtit. Deri në 3000 miligramë vitaminë C në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e një të ftohti. Vitamina E, A, dhe B janë antioksidantë që ndihmojnë për të patur një funksion të shëndoshë imunitar.
- Pini çaj të nxehtë në shtrat, mbulohuni dhe përgatituni për të djersitur. Djersitja hap poret, duke i liruar patogjenët e bllokuar nga lëkura. Pini të paktën tre gota çaji çdo ditë, derisa simptomat të largohen.
- Bëni gargarë me kripë, me ujë të ngrohtë për lehtësimin e dhimbjes së fytit.
- Përgatisni një çaj, duke zier një limon të tërë, një lugë çaji të kuq piperi, dhe një lugë mjaltë në 3 gota ujë për 10 minuta.
- Përdorni agrumet dhe zarzavatet. Zjeni në një enë lakrën, zarzavate dy tranguj dhe dy portokalle. Pini lëngun e tyre tre herë në ditë.
- Thith avull bimor. Për lehtësimin e mbingarkesës, valoni në një tenxhere vaj tonik, karamele mente dhe koper. Thithni avullin për 10 minuta, duke mbuluar kokën në tenxhere me një peshqir.
a.ç