Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Peruxhia të Italisë në kuadër të një operacioni të koduar ‘Big Rock’ Ai ishte larguar nga Shqipëria pa lënë gjumë dhe me të hyrë në territorin e vendit fqinj është arrestuar. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar edhe 22 persona të tjerë, të cilët janë në hetim.
Nga ana tjetër thuhet se gjatë periudhës janar-mars në vitin 2013, shqiptari ka qenë i përfshirë në 13 raste të shitjes së kokainës, ndërsa i janë gjetur dhe mbi 4 000 kontakte në numrin e telefonit, të cilat i përdorte për të kontaktuar klientët e tij në trafikun e drogës.
Agjencia e lajmeve ‘Ansa’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, konsiderohej nga hetuesit e çështjes si person që kishte besueshmëri në rrjetin e trafikut për të bërë shpërndarjen e drogës.
Shqiptari kishte në pronësi të tijën një dyqan me pakicë në Cortonese Fontivegge. Por gjithashtu bëhet e ditur se bashkë me 35 shqiptarë të tjerë, 37 vjeçar u kthye në Shqipëri, duke menduar se i kishte shpëtuar vëmendjes së policisë, por sapo erdhi në Cortonese ai u arrestua./a.ç