“E bukura dhe Bisha” ka arritur një shumë prej 170 milionë dollarësh në teatrot e Amerikës Veriore.
Ky total ka thyer disa rekorde të vendosura deri tani në Hollywood, duke përfshirë edhe atë të vendosur vitin e kaluar nga filmi “Batman v. Superman: Dawn of Justice”.
Sipas analistëve, filmi i cili flet për fuqinë e princeshave, një muzikal i vjetër i gërshetuar tani me karaktere, pritet që të sjellë fitime edhe më të madh me shitjen e biletave në mbarë botën. Kurse filmi ka kushtuar 300 milionë dollarë për tu realizuar, duke përfshirë edhe marketingun, shkruan New York Times.
Sipas drejtorit të Imax Entertainment Greg Foster, ky film po u jep mundësi njerëzve që të kthehen prapa në kohë kur gjërat ishin të pafajshme, duke theksuar se filmi sjell edhe nostalgji për filmat Disney të vitit 1991.
Ky film shënon edhe fillimin e vendimit të kompanisë “Disney” për të risjellë filmat e tyre të animuar në filma me personazhe të vërtetë. Së shpejti pritet që të realizohen edhe versionet e reja të filmave “Dumbo”, “The Little Mermaid”, “Mulan”, “The Lion King”, dhe të tjerë./b.d