Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare dy-ditore (20-22 mars) në Uashington D.C. në kuadër të takimit të Koalicionit anti-ISIS, i organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
Në këtë kontekst, Ministri Bushati do të ketë takime me personalitete të administratës së re amerikane, si dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, njofton zyra e shtypit e MPJ-së.
Në fokus të vizitës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, siguria, zhvillimet e fundit në vend dhe roli i SHBA-së në rajon. /b.d