PS pritet të mbledhë Kongresin Elektoral, në të cilin do të miratohen kandidaturat për deputetë, si dhe programi elektoral i PS për zgjedhjet e 18 qershorit. Për këtë qëllim pritet të mblidhet kryesia e PS, e cila do të vendosë për thirrjen e këtij Kongresi. Burime brenda selisë së socialistëve bëjnë të ditur se Kongresi në fjalë parashikohet të thirret në fund të muajit prill.
Ndërkohë grupet e punës do të bëjnë jo vetëm detajimin e programit elektoral, por do të hartojnë edhe listën e kandidatëve për deputet. Në këtë mënyrë PS thuajse kompleton hyrjen e saj në zgjedhje duke pasur programin dhe kandidatët, të cilët do të marrin edhe ‘bekimin’ e kongresit elektoral të socialistëve. /javanews.al
ma.me