Klasat e 3, të 8 dhe të 11 në Shqipëri këtë vit do të punojnë me tekset e reja, të cilat mendohet se janë më të lehta për tu kuptuar.
Ekspertët thonë se kurrikula e re, që ka nisur të aplikohet prej 3 vitesh në sistemin arsimor, sjell për nxënësit tekste, të cilat bazohen në zgjidhjen e situatave dhe jo në riprodhimin përmendësh të materialit të shkruar
Tekste e reja do të pilotohen gjatë një viti, për tu certifikuar në vitin pasues. Librat e rinj nuk do të shoqërohen me rritje te çmimit për nxënësit. /b.d