Turqia thirri sot ambasadorin e Gjermanisë, në shenjë proteste kundër një manifestimi të kurdëve në Frankfurt, gjatë të cilës ishin ngritur flamuj të luftëtarëve kurdë, njoftoi Ankaraja.
Rreth 30 000 persona kryesisht me origjinë kurde, sipas policisë, manifestuan në Frankfurt sot për të kërkuar demokraci në Turqi dhe liri për Kurdistanin.
Manifestimi u zhvillua në qetësi por sipas një zëdhënësi të policisë së Frankfurtit, disa flamuj edhe pankarta të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të ndaluara, u vunë re, si dhe portrete të liderit historik, Abdullah Oçalan/a.ç