Turqia akuzon Gjermaninë për hipokrizi pas një mitingu të kurdëve kundër presidentit Taip Rexhep Erdogan. Rreth 30 000 kurd nga Turqia zhvilluan demonstratën e tyre në Frankfurt ku u mblodhën nga e gjithë Gjermania para festimeve kurde të vitit të ri. Pas mitingut, Ankaraja reagoi ashpër dhe akuzoi gjermanin për standarde të dyfishta pasi lejoi demonstratën. Mes dy vende po zhvillohet një përballje e fortë diplomatike, pasi Gjermania nuk lejoi ministrat turq që të zhvillonin demonstrata pro qeveritare në përpjekje për të nxitur turqit që të votonin pro referendumit dy javë më parë.
Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim Kalin tha se është e papranueshme që në gjermani të shfaqen simbolet e PLL, ndërsa zyrtarë të qeverisë turke nuk lejohen nga Berlini që të takohen me qytetarët e tyre. Kalin tha se Ankaraja kërkon t’i kujtojë Evropës se vendim për referendumin më 16 prill do të merret nga kombi turk dhe jo nga Evropa. Ata kanë bërë thirrje për rikthimin e demokracisë në Turqi dhe për votën “Jo” në referendumin e muajit të ardhshëm mbi rritjen e mëtejshme të fuqive presidenciale. Disa prej protestuesve mbanin edhe simbolet e Partisë së ndaluar me ligj të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Një zëdhënës i policisë gjermane e përshkroi protestën e së shtunës në Frankfurt si paqësore.
Shumë demonstrues mbanin parulla të partisë së jashtëligjshme PKK, e cila lufton ndaj shtetit turk prej më shumë se 3 dekadash. Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë, që kur PKKja nisi kryengritjen në vitin 1984, ndërsa si Bashkimi Europian, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara, e konsiderojnë atë si organizatë terroriste. Rreth 1.4 milionë turq që jetojnë në Gjermani mund të votojnë në referendumin e prillit, i cili pritet t’i japë Erdoganit/a.ç