Një billboard i vendosur në Arizona, në të cilin ndodhet fotoja e presidentit Trump ka ngjallur shumë debat në SHBA.
Billbordi tregon presidentin Trump së bashku me retë kërpudha, shenjat e dollarit që i ngjajnë svastikës naziste dhe flamuri rus. Sipas mediave në SHBA, billbordi është krijuar nga Karen Fiorito në fundjavë.
Kjo nuk është hera e parë që krijohen vepra që lënë vënd për diskutim, të cilat më pas vendosen në billboard.
Stenda e reklamës u ngjit të premten për të shënuar edhe nisjen e aktivitetit të përvitshëm treditor të artisteve vendas./a.ç