Presidenti i Republikës Bujar Nishani pritet sonte në orën 18:00do të dalë në një konferencë për shtyp. Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë kreu i shtetit, por referuar aktualitetit politik dhe ngjarjeve të fundit, Presidenti pritet që të japë sot një përgjigje për dekretet që kryeministri ka dërguar.
E ndërsa për tre emra nuk ka kontestime, për Fatmir Xhafajn në postin e Ministrit të Brendshëm opozita ka shprehur kundërshti të forta, madje ka kërcënuar se do të futet në ministri vetëm nëse do të kalojë mbi trupat e PD. Basha i ka bërë thirrje Nishanit që Xhafën te mos e dekretojë në postin e propozuar. Në oren 18:00 pritet edhe përgjigja e Presidentit. Nëse Presidenti nuk e dekreton ministrin kjo do të përbënte një dhunim flagrant të Kushtetutës. Nishani tentoi të mos dekretonte edhe ministrin aktual të Financave, Arben Ahmetaj, por në minutat e fundit u tërhoq pasi veprimi i tij do të përbente shkelje të rënde kushtetuese.
Kushtetuta saktëson se President i Republikës ka 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave që janë propozim i kryeministrit. Kushtetuta nuk i njeh asnjë të drejtë tjetër në këtë drejtim Presidentit, përveçse “të nxjerrë dekrete në zbatim të kompetencave të tij”. Presidenti nuk ka asnjë tagër interpretimi, ai thjesht firmos, pasi është kryeministri që vendos se me kë do drejtojë qeverinë. Kushtetuta urdhëron Presidentin që të veprojë në momentin që ka një propozim nga Kryeministri. Kushtetuta nuk sanksionon në asnjë rast mosdekretim të ndonjë ministri të veçantë, kur kemi të bëjmë me dekretimin e ministrave. I vetmi kriter që e penalizon një kandidat për ministër është dënimi me heqje lirie. Në asnjë rast tjetër Kushtetuta nuk përcakton zgjidhje tjetër. Per kete qartesisht ka edhe një vendim te Gjykatës Kushtetuese te vitit 2002. Gjithesesi duke njohur drejtimin politik qe Presidenti i ka bere presidences ne favor te PD-se, nuk përjashtohet mundësdia që kreu i shtetit të shkojë në drejtim të dhunimit të Kushtetutës duke mos dekretuar ministrin e propozuar nga kryeministri. Ai do të ishte në këtë rast “Ivanovi” shqiptarë.
A. Meta