Policia Kufitare ka sekuestruar 25 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar tre persona. Të arrestuar janë Aleksander Kronaj 29 vjeç banues në Bardhaj, Zef Perndoj 56 vjeç banues në lagjen “3 Herojt” dhe Agostin Arra 60 vjeç, banues në Pistoja Itali.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, autobusit të linjës Shkodër – Pistoja Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë shtetasi Zef Perndoj dhe në pronësi të shtetasit Agostin Arra, në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan 25 kg kanabis.
Kanabisi kishte si destinacion Italinë, ndërsa vazhdon hetimi për rrjetin. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim” i parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.