“Big Brother 9” startoi mbrëmë, e bashkë me formatin kaq të dashur për publikun, janë bërë të ditura edhe historitë e konkurentëve. Ndoshta nuk është për ta besuar por brenda shtëpisë ka hyrë edhe një çifti që i ka thyer të gjitha paragjykimet.
Katerina dhe Luppce, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, kanë vendosur të konkurrojnë si çift në shtëpinë e Big Brother, por thuhet se vite më parë ai e ka tradhtuar me shoqen e saj më të mirë, histori të cilën vajza duket se ka hedhur pas krahëve, pasi e ka falur. E pasi kanë kaluar atë moment të vështirë, dy të rinjtë janë gati për një sfidë të re, brenda shtëpisë së “Big Brother”.
ma.me