Erzen Rrustemi është kampion i botës në versionin WBF. Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, ka arritur të nokautojë që në raundin e dytë boksierin Ricardo Ramirezin për ta fituar titullin e kampionit të botës në versionin WBF, transmeton Gazeta Express.
Boksieri shqiptar ishte dukshëm më i përgatitur se kundërshtari, të cilin e rrëzoi edhe në raundin e parë, para se ta nokautojë në raundin e dytë.
Erzeni e arriti këtë fitore të madhe në prani të shumë tifozëve shqiptarë që kishin shkuar në Aarhus të Danimarkës për ta mbështetur nga afër. (b.an)