Adnan Januzaj, sulmuesi i Sunderlandit, nuk e di ende se në cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm. Ai ka kontratë me Manchester Unitedin, por kosovari me pasaportë belge nuk e di të ardhmen.
“Kur të largohem nga këtu unë e di se do të jem i lumtur. Kam mësuar shumë dhe kjo do të më bënë më të fuqishëm. Nuk e di se ku do të jem, por do të ndjehem më i përgatitur dhe më i lumtur”, ka deklaruar Januzaj
Januzaj e ka pranuar se nuk e qenë e lehtë nga Manchester United të transferohet te një skuadër e cila lufton për mbijetesë në Premierligë. Por, ai thotë se e ka karrierën përpara vetes.
“Njerëzit mendojnë se unë jam 26 ose 27 vjeç. Unë jam vetëm 22. Unë e di se njerëzit duan më shumë nga unë, por duhet të shohin edhe pjesën tjetër të lojës sime”, ka theksuar ai. /a.m.