SHBA-ja do të punojë me Kinën në përpjekje për të ndryshuar politikën e regjimit të Koresë së Veriut, konfirmoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson në një vizitë zyrtare në Pekin.
“Ne do të punojmë së bashku për të parë nëse do të mund të bindim qeverinë e Phenianit të ndryshojë qëndrim (…) dhe të distancohet nga zhvillimi i armëve bërthamore”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane në përfundim të bisedimeve me homologun kinez, Wang Yi.