Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel kërcënoi sot drejtuesit turq për ndalimin e tyre për të marrë pjesë në tubimet në kuadër të referendumit për riforcimin e pushteteve të presidentit turk.
“Ai që tejkalon limitet nuk duhet të besojë se mund të përhapë pikëpamjet politike në shtëpinë tonë”, theksoi kreu i diplomacisë në një intervistë për të përjavshmen “Der Spiegel”.
“Jo vetëm Turqia, por edhe Gjermani ka gjithashtu të drejtë për respekt”, shtoi ai.
“Mund të kritikojë Gjermaninë, gjithashtu dhe politikën gjermane, madje shumë ashpër. Por ka limite që janë vendosur nga ligjet tona”, shtoi ai.
Tensionet janë shtuar mes Turqisë dhe disa vende evropiane, veçanërisht me Gjermaninë ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shtetasish turq, që kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shtuar akuzat kundër tyre.