Kastriot Piroli, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, që do të zëvendësonte deputetin e larguar, Armando Prenga, është dorëhequr nga zgjedhja në këtë detyrë, duke ja lënë vendin kandidatit radhës në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të hënën për të shpallur “mozgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të PS-së, Qarku Lezhë, Kastriot Filip Piroli”.
Sipas vendimit të KQZ-së, dorëheqja nga kandidati Piroli vjen për shkak të kohës së shkurtër, (vetëm dy muaj), te mbetur nga përfundimi i mandatit të Kuvendit, për shkak të zgjedhjeve parlamentare te radhes.
PS nuk ka më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj mandati i Prengës do t’i kalojë subjektit LSI, grupi parlamentar i së ciles shtohet dhe me një deputet, duke e cuar në 19, numrin e tyre.