Duke diskutuar përpara maturantëve të Lezhës, deputetja Kryemadhi nënvizoi dje rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në kete proces, tha ajo, cënojnë të ardhmen e të rinjve.
“Unë uroj që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo ç’ka ne presim të jetë, sepse po cënove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmen e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, tek besimi dhe tek vullneti dhe dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë”, u shpreh deputetja e LSI-së.
Lidhur me Maturën Shtetërore diskutoi edhe zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj e cila tha se ministria po punon për Maturën Shtetërore dhe për përmirësimin e problematikave që lindën një vit për parë, për shkak të mostransparencës së plotë në kohë rreth saj. /b.d