Botuesi i mediave “Mapo” dhe analisti Henri Çili, që sëfundmi është rreshtuar në krah të kryeministrit, Edi Ramën pretendon se koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjat deri më datën 15 Prill.
Këtë pohim ai e bëri dje në mbrëmje i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit, Arian Çani në Tv Klan, ku ishte në panel përballë kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiut i cili është në koalicion me Bashën.
“Unë e kam argument jo parashikim. Ky koalicion zgjat maksimumi dhe një muaj. Rama dhe Meta nuk do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Pra, do të garojnë në vete, nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor”, tha botuesi Çili.
Nëse Rama-Meta i japin fund koalicioni deri në Prill, siç thotë Çili i bie që Presidenti i ri të mos zgjidhet nga ky Parlament./dritare.met