Kryeministri Rama njihet tashmë për sportivitetin e tij dhe pavërisht se vendi po kalon një situate jo të favorshme politike, ai gjen kohë t’u ktheje përgjigje komentuesve të tij në rrjetet sociale, madje në shumë raste nuk mungojnë as replikat ‘dhëmbë për dhëmbë’. Pas një aktiviteti ku shpërndau 1000 leje legalizimi në Shkodër nisën edhe replikat me komentuesit.
Një qytetar i ka shkruan kryeministrit se njerëzit po vdesin për bukën e gojës, ndërsa, sipas tij këto gjëra bëhen vetëm për fushatë. I menjëhershëm ishte dhe kundërpërgjigja e Ramës, i cili pasi ka ‘skanuar’ dhe profilin e qytetarit shton se legalizimet nuk janë bërë për votimet, por për familjet që zvarriten për vite me radhë.
Por replika e komentuesi ka bërë që kryeministri të komentoje serish, duke thën se nuk mjafton te pish puro per te dhene urdhera duke kujtuar edhe liderin historik të Kubës.
a.ç