Këngëtarja e njohur Enca Haxhia vazhdon të jetë një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ndonëse në të shumtën e rasteve publikon fotografi provokuese, shpesh ndodh të publikojë diçka edhe nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet në shtëpinë e saj teksa përgatit një kafe turke.
Në mbishkrimin e këtij imazhi Enca ka shkruar: “Kush tha që s’jam nuse për shtëpi?”.
Me këtë gjë, ajo u ka bërë të ditur të gjithë meshkujve të interesuar, se ajo di të jetë edhe një punëtore e mirë në punët e shtëpisë.
Përndryshe, projekti i fundit i këngëtares mbetet “Love on my body”, këngë e cila është pritur mirë nga publiku dhe ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube. /