Disa tabela të qarkullimit rrugor janë sulmuar nëpër rrugët e Maqedonisë. Në foto shihet se si është fshirë gjithëkund ku është shkruar në gjuhën shqipe.
Kryerësit e veprës si duket janë përkrahës të partisë VMRO-DPMNE, pasi nëpër disa tabela është shkruar emri i kësaj partie.
Ministria e Brendshme ka nisur hetimet, por shqiptarët e Maqedonisë janë skeptikë se mund të gjenden autorët në rastet kur bëhen vepra në dëm të shqiptarëve./a.m.